VfB Stuttgart kanë ndarë rrugët me trajnerin e tyre.
Skuadra e Stuttgart ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin Pellegrino Matarazzo, bën të ditur faqja zyrtare e klubit gjerman.
Stuttgart e kanë liruar 44-vjeçarin nga detyra e tij, të cilën e mori në dhjetorin e vitit 2019.
Matarazzo e drejtoi skuadrën në mbi 100 ndeshje, por forma e ndeshjeve të fundit ka qenë e pajustifikuar nga bordi.
Stuttgart është në pozitën e parafundit në tabelën e Bundesliga, me vetëm 5 pikë në 9 ndeshje.