Artisti i njohur Bejta ka arritur një tjetër sukses me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Për Ty”. Vetëm pak kohë pas lansimit, kënga ka arritur 1 milion shikime në platformën YouTube, duke e konfirmuar edhe një herë popullaritetin e tij të vazhdueshëm, shkruan Neutral Bizz.
Bejta po vazhdon të mbetet on top në industrinë muzikore, pas suksesit të madh që pati edhe me këngën “Lukle”.
Me stilin dhe performancën e tij unike, ai vazhdon të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të mbajë një vend të veçantë në skenën muzikore shqiptare.