Zyrtare: Hoxha pranon detyrën e Drejtorit të Policisë

Gazmend Hoxha ka pranuar zyrtarisht detyrën e Drejtorit të ri të Policisë së Kosovë.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Policisë, të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Hoxhës duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Hoxha, gati gjashtë muaj pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, ishte zgjedhur Drejtor i Policisë së Kosovës, meqë ky i fundit u largua me arsyetimin zyrtar, “shkaqe personale dhe ndërgjegje profesionale”, pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçares në Prishtinë.

Ndryshe, Hoxha është i angazhuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2000.

Në vitin 2002 i njëjti morri gradën në stacionin Jugu të Prishtinës. Hoxha në vitin 2009 u emërua drejtor i Njësive Speciale, kurse në vitet 2010 u emërua Drejtor kundër Krimit të Organizuar.

Në vitin 2012 Gazmend Hoxha u zgjodh Drejtor i Policisë në Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *