Ziyech bën gati “valixhet”, PSG kërkon me ngulm marokenin

Në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Chelsea është dhe “fantazisti” maroken i mesfushës, Hakim Ziyech, i cili pritet të largohet nga “blutë” e Londrës drejt Kampionatit francez, Ligue 1.

Sipas prestigjiozes franceze, L’Equipe, PSG është e interesuar për të nënshkuar me marokenin dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron t’i bashkohet “parisienëve”.

Deri më tani, nuk është arritur ende asnjë akord mes klubeve, por negociatat janë duke ecur me shpejtësi duke parë dhe kohën që ka ngelur të dispozicion të ekipeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *