iMozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil.
Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër, por një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një Instastory të Mozzik dhe Kiara Titok dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë.
Bashkëngjitur me storyn e Mozzik shihet edhe një story e Kiara Titos, e cila mban veshur të njëjtin fustan si ‘vajza misterioze’ të cilën publikoi reperi pak ditë më parë, gjithçka mund të jetë rastësi, po pas këtyre fotove në rrjet kanë nisur aludimet./panorama/