Policia jep detaje për autobusin e aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj, kaq të lënduar

Përkeqësimi i motit në Kosovë, është bërë shkak i disa dëmeve materiale në zona të ndryshme, shkruan GazetaDemos.
Mbrëmjen e sotme poashtu është aksidentuar një autobus në dalje të Gjilanit, përkatësisht në rrugën Gjilan-Ferizaj, ani pse ende nuk dihet nëse kjo ka ardhur për pasojë të motit të keq.


Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha për Gazetën Demos se nga ky aksident janë lënduar tre persona.


“Ju njoftojme se rreth ores 21:20 ne rr e Ferizajit, afër restoran ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh nje aksident ku I perfeshir eshte nje autobus I cili ka keputur telat e rrymes dhe nje korsi ka qene e bllokuar per pake kohë. Sipas hetimeve jane lenduar lehte tre persona”, potencoi ai.


Hashani gjithashtu bëri të ditur se me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *