Zbulohet gjarpri me dy koka “albino” në SHBA

Një kultivues i gjarpërinjve në Karolinën e Veriut zbuloi një nga bashkëdyzimet më të pazakonta: një gjarpër qumështi me dy koka “albino honduras”.

Jimmy Mabe tha se gjarpri i ri ka dy koka të cilat i ndajnë mushkëritë dhe stomakun. Ai tha se të dy kokat punojnë në mënyrë të mirë.

“Ana e djathtë është pak më agresive se e majta”, tha Mabe për WGHP-TV. “Kështu që dëshiron të më kafshojë më shumë”.

Ai tha se të dy kokat ende po mendojnë se si të bashkëjetojnë.

“Kanë mendje të ndryshme për të shkuar në drejtime të ndara”, deklaroi amerikani.

Mabe tha se publiku do të jetë në gjendje ta takojë gjarprin e pazakontë në Repticon Show në Charlotte’s Cabarrus Arena më 15-16 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *