Fisnik Syla ka disa muaj që i ka dhënë fund martesës me Fjolla Morinën.
Ai ka deklaruar se tanimë është beqar dhe në kërkim të fatit.
Me postimin e fundit që ai ka bërë ka habitur të gjithë.
Fisniku ka publikuar një Instastorie që ndërlidhet me atë të prezantueses nga Shqipëria, Ester Bylyku.
Të dy kanë ndarë sekuenca me këngën “A t’ka marrë malli” të reperit Stresi.
Fisniku ka pyetur: “Tiranase, a të ka marr malli me më pa?”.
Replika ka qenë e shpejtë nga Esteri.
Me lokacion Belgjikën, ku qëndron biznesmeni kontravers, ajo ka thënë se “po vjen shpejt”.
Nuk dihet nëse dyshja janë bashkë, apo vetëm e kanë bërë që të marrin vëmendje më të madhe.