22-vjeçari shkon të kërkojë ndihmë mjekësore, policia e kupton se ai është hajdut

Mbrëmjen e djeshme një 22-vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Ky i fundit ka shkuar me këmbët e tij në spital, ndërsa në dëshminë para policisë ka thënë se ka marrë dëmtime, pasi është rrëzuar.

Mirëpo gjatë kontrollit nga ana e efektivëve, në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje. Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *