Pak ditë më parë një roje mbretërore humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë, teksa ruante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth.
Arkivoli i Mbretëreshës po ruhet 24 orë në ditë, me ushtarë që rrotullohen çdo 20 minuta rreth arkivolit. Në total gjatë gjithë turnit të tyre, ata qëndrojnë në vend për gjashtë orë.
Ky incident i fundit ka zbuluar se rastet kur rojeve mbretërore iu bie të fikët në evente të mëdha janë të shumta dhe kjo ka një kuptim dhe arsye të veçantë.
Majori Dai Bevan, i cili udhëhoqi Gardën e Nderit prej 101 trupash në dasmën e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka treguar se rojet në të vërtetë mësohen e trajnohen për të humbur ndjenjat për të tërhequr vëmendjen. Ai tha se pjesë e trajnimit të ushtarëve është edhe të rënit të fikët dhe kjo duke shmangur rënien anash ose mbajtjen pas diçkaje për mbështetje.