Modelet mbajnë zi për Mbretëreshën Elizabeth: Nuk do bëjmë seks një javë në nder të monarkes

Njerëzit nderojnë në mënyra të ndryshme të vdekurit, por modelet e Miss BumBum në Mbretërinë e Bashkuar po i bëjnë homazhe mbretëreshës së ndjerë në një mënyrë të pazakontë.

Vajzat bombastike kanë zgjedhur të mos bëjnë seks për një javë në nder të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth e cila u shua pak ditë më parë në moshën 96 -vjeçare.

Andrea Sunshine, modelja që përfaqëson Londrën, postoi deklaratën e saj në Instagram për 150,000 ndjekësit e saj, duke thënë se nuk di të kryejë marrëdhënie seksuale gjatë kohës që do të mbajë zi.

Në zi për Mbretëreshën Elizabeth do të shkoj të qëndroj 1 javë pa seks. Bota është në zi!”, shkroi ajo.

Konkurrentja tjetër Mikaelly që përfaqëson Mançesterin, gjithashtu konfirmoi se do të hiqte dorë nga seksi për një javë

Gjithashtu dhe Bianka Cabral, që përfaqëson Oksfordin ka rënë dakord me këtë vendim të Andreas dhe vajzave të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *