Zafer Berisha: Njohja reciproke as në qendër, as në krye, as në bishtë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha me anë të një postimi ka folur për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, njohja reciproke nuk po shihet të jetë fare në marrëveshje, shkruan kosovalive.net

Berisha beson se marrëveshja që po duket afër nuk është finale po gjysmë-finale.

POSTIMI I PLOTË: 

Shumë zhurmë për asgjë…
Marrveshja po duket nuk është finale, por është gjysëmfinale!!!
Njohja reciproke, as në qendër as në krye as në bishtë.😳

10 pikat e planit franko-gjerman që po qarkullojn në media, nëse janë të vërteta, nuk janë asgjë më shumë as më pak se vazhdimi i statuskos ose një moratoriumi midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrveshje nuk zgjidhën problemin me të ndishëm në Ballkan, dhe lehtë mund të kuptohet në pikën 6 të këtij plani.

Zotimet që dalin nga ky planë për Serbinë veçanarisht janë lehtë të pazbatume sepse ajo vepron siç ka vepru deri sot, për një marrveshje ligjërisht të obligushme që parashihet në pikën 6 të këtij plani, për të ardhmen.
Zafa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *