Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic ka folur edhe sot për takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër. Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist.
“Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vucic.
Tutje Vucic ka thënë se po udhëton në Ohër për të përfaqësuar interesat shtetërore të Serbisë.
“Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të reprezantuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje Vuçiq.