Mediet greke kanë publikuar detaje të reja tronditëse në lidhje me vrasjen tragjike të 84-vjeçares, e cila u rrah për vdekje nga i biri.
59-vjeçari ka vrarë të ëmën mëngjesin e së martës në Selanik, kur kjo e fundit i ka kërkuar një gotë ujë.
E moshuar fatkeqe ishte e verbër, raporton protothema.gr.
Sipas burimeve për mediet helene autori, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka thënë para organeve të drejtësisë se e ka mbajtur dhe është kujdesur për të ëmën për pesë vite me radhë dhe se nuk duronte më, shkruan abcnews.al.
Sipas gjetjeve të mjekoligjore, 84-vjeçarja fatkeqe u konstatua të nxira në fytyrë. Pjesa më e madhe e goditjeve duket se janë bërë me duar, ndërsa është konstatuar edhe një plagë nga një objekt i mprehtë, me shumë mundësi shishe qelqi e thyer.
Sipas informacioneve, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën në fund. E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.
Dëshmitë tregojnë se autori 59-vjeçar ishte shtruar më parë në një klinikë psikiatrike, ndërsa shpeshherë krijonte probleme në zonë për shkak të sjelljes së tij agresive.
Si ndodhi ngjarja
Krimi u krye mëngjesin e së martës, në shtëpinë ku jetonte 84-vjeçarja me të birin 59-vjeçar.
E moshuara kishte probleme me lëvizjen dhe shikimin.
Ajo që rezulton nga hetimet e policisë është se autori i ka marrë jetën së ëmës nga goditjet e forta me duar por edhe me sende të forta.
Sipas të njëjtave informacione, gjatë natës 84-vjeçarja e i ka kërkuar të birit një gotë ujë. Më pas ai është ngritur dhe është turrur drejt saj duke e rrahur për vdekje. Menjëherë më pas ai hoqi të gjitha rrobat e saj nga trupi i pajetë i nënës së tij.
E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Autori pasi ka lënë të ëmën pa ndjenja është kthyer në shtratin e tij për të fjetur. Kur u zgjua në mëngjes kuptoi se e ëma kishte vdekur.