Vrasja e 19-vjeçarit që tronditi Shkodrën, identifikohet autori: U vra sepse i nxorri në pritë…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me  vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje në Shkodër.

Para pak minutash u njoftua se Bajram Çekorja është autor i kësaj vrasje e cila dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.

Kjo pasi pak ditë më parë në lagjen Kiras të Shkodrës u ekzekutua Ismet Çekorja, i cili është babai i Bajram Çekorjas. Në vrasjen e Çekorjas dyshohet se është i përfshirë edhe Shkëlzen Xhenje, xhaxhai i Erjonit dhe vetë ky i fundit.

Dyshohet se Bajram Çekorja, 24-vjeç vrau të riun Erjon Xhenje, pasi ky i fundit i nxori në pritë babanë ditën që e ekzekutuan.

Pak ditë para se të vritej, Ismet Çekorja doli në media duke mbrojtur djalin e tij pasi ai akuzohej për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçit.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *