Vodhi kuleten, arrestohet i dyshuari nga Gjakova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të miturin në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte vjedhur portofolin me 1100 euro në shtëpinë e viktimës.

Rasti ka ndodhur më 18 shtator në ora 15:00, në rrugën “Ahmet Korenica”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *