Vetë-aksident në Malishevë, ka të lënduar

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Banjë, të Malishevës.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *