Ka vdekur këmbësorja që u godit nga vetura në aksidentin në Rogovë të Hasit.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se rreth orës 16:40 janë njoftuar që njëra prej këmbësoreve për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj.
Kujtojmë se nga aksidenti në fjalë mbetën të lënduar shtatë persona, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe viktima e parë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.