Ky është personi që do ta befasojë Stresin në finalen e BBVK-së

Sonte është finalja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Për pesë finalistët e këtij edicioni, Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami, votimet mund të bëhen nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq, përveç kurorëzimit të fituesit/es sonte, mbrëmja ka rezervuar shumë surpriza për banorët dhe shikuesit.

Sonte Stresi do të perfomojë këngën e tij të re që e ka realizuar gjatë qëdrimit të tij në shtëpinë e BBVK.

Ai sonte do të ketë një surprizë prej nënës së tij dhe mikut të tij artist, Flori Mumajesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *