Vaksinat kundër kancerit të gjirit, një ëndërr që do të bëhet realitet shpejt!

Mjekët dhe studiuesit cdo ditë e më shumë po afrohen për t’i bërë mastektomitë (heqja e indit të gjirit) një gjë të së kaluarës.

Në vend të kësaj, gratë do të merrnin një sërë vaksinash që mësojnë sistemin e tyre imunitar se si të eliminojnë kancerin e gjirit përpara se ai të kthehet në një problem.

Në gjashtë muajt e fundit, provat e shumta klinike e kanë sjellë këtë mundësi shumë më afër realitetit. Momentalisht vaksinat e krijuara nuk janë testuar në një popullsi të madhe.

Megjithatë shpikja jo e një por e disa vaksinave të kancerit të gjirit është një shenjë inkurajuese e progresit të mahnitshëm që po bëjnë studiuesit në shfrytëzimin e sistemit imunitar jo vetëm për të luftuar kancerin, por për ta parandaluar atë në radhë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *