U shfaq në gjendje të rënduar, Fjolla Morina shtrihet në spital

Fjolla Morina, e cila prej muajsh ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale duke akuzuar me emra, që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar e vrasës, është shtruar në spital.

Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital. Ndërsa që nga dita e djeshme, ajo s’ka postuar asgjë në ‘Instagram’, duke vërtetuar lajmin se ndodhet e shtruar.

Fjolla është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj. Ishte vetë nëna e këngëtares e cila reagoi duke u shprehur se Fjolla ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

Fjolla gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj. Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *