Tollovi në qendër të kryeqytetit, PAMJE nga vendi ku vetura goditi dy vajza të reja në zebra

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku një veturë ka goditur dy vajza të reja teksa po kalonin në vendkalimin për këmbësorë, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi me veturën e tipit Audi 80 me targat 01-716-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjti nuk kanë pasur ende informacione.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *