“T’i përmbaheni asaj që është rënë dakord”, zëdhënësi i Qeverisë gjermane pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

c“Urime për këtë përparim, i cili i vendos marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re”, kështu ka shkruar në një postim në Twitter, zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit.

Ai ka theksuar se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve.

“Tani ka të bëjë me lidershipin, t’i përmbaheni asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë. Ne qëndrojmë pranë jush që të përmbushet perspektiva juaj evropiane”, shtoi ai.

Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht. Në fakt, kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por presidenti serb ka refuzuar.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç u pajtuan paraprakisht më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas agresionit rus në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *