Ish-deputeti i LVV-së: Sikur të kishe pasur vetëm pak fytyrë, Albin Kurti…

Ish-deputeti i LVV-së, Faton Topalli, shkrimin e gjatë në Facebook e ka nisur me fjalët “sikur të kishe pasur vetëm pak fytyrë, Albin Kurti”.

Ai, tregoi se në Lëvizjen Vetëvendosje, ishte njeriu i dytë që ndezi gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjithsesi, Topalli pret nga Kurti që t’iu kërkojë falje të gjithë qytetarëve që “e mbështetën, plagosën dhe u vranë për të”, transmeton Paparaci.

“Burgu, arresti im shtëpiak, humbja e vendit të punës si ligjerues në Zvicër, janë sakrificat e vogla para sakrificave të qindra aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që të ndoqën vite me radhë dhe që u besuan fjalëve tua si besimtarët fjalëve të Jezusit e Muhametit. Unë isha njëri prej tyre. Në këtë rrugë të besimit pati të tillë që u vranë, shumë që u plagosën, pati të tillë që mbetën me pasoja për gjithë jetën e tyre”, shkroi Topalli.

“Mbaj mend që thoje kush hyn në Lëvizjen Vetëvendosje varfërohet. Unë vërtet u varfërova (në krahasim me ty). U varfëruan edhe mijëra ndjekës të tu sepse puna për atëdhe u dukej më e rëndësishme se puna për për të fituar para, por për tu pasuruar u pasurove vetëm ti. Ata që të ndoqën janë edhe në pushtetin tënd pa punë, pa të ardhura, pa shtëpi, pa banesa, pa pensioni dhe pa jetë të dinjitetëshme. Secili prej nesh, mbështetësve të mirfillt të programit tënd politik, ishim të gatshëm të vdesim në luftën kundër zajednicës”, shtoi ai.

Topalli thotë se kur e kuptoi që Kurti nuk ishte ai që pretendonte të tregonte se është, atëherë këtë e tha edhe publikisht.

Ai shprehet se qindra qytetarët “të mashtruar e tradhtuar” iu vërsulën atij me epitetet më të vrazhda, quke e quajtur edhe tradhtar.

“Kur unë e kuptova që ti nuk isha ai që pretendoje të tregoje se je dhe këte e thash publikisht, qindra besimtar të tu (shumica njerëz të ndershëm e atëdhetar, të mashtruar e tradhëtuar si unë) mu vërsulën me epitetet më të vrazhda duke më quajtur edhe tradhëtar. Në atë kohë ata nuk e dinin që tradhëtari ishe ti, që i pandershmi, i paftyri dhe i pamoralishmi qëndronte para tyre me maskën e engjullit”, vijoi Topalli.

Reagimi i tij vjen pasi mbrëmë Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta zbatojnë aneksin e marrëveshjes, e cila është propozuar bazuar në planin të njohur si franko-gjerman.

Topalli thekson se nuk ka asgjë kundër të drejtave të pakicave në Kosovë, por shton se është edhe për avancimin maksimal të tyre.

Mos-pajtimin me kryeministrin Kurti, Topalli e ka sepse siç shprehet ai, Kurti e përdori “Zajednicën” për të ardhur në pushtet.

“Unë nuk kam asgjë kundër të drejtave të minoriteteve, përkundrazi jam për avansimin maksimal të tyre. Port ti e përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet, na përdore dhe keqpërdore të gjithve vetëm për një ambici tënde personale. A nuk është ky çmim shumë i lartë, që për ambicjen e një njeriu të paguaj aq shumë një shoqëri e tërë, një vend?”, pyet Topalli.

“Po të kishe pasur pak fytyrë vetëm pak, sot ti do tu kërkoje falje të gjithë atyre që të mbështetën, që vdiqën dhe u plagosën për ty, që mbajten burgje e që të trajtuan me besimin e zotit në tokë. Unë po e shoh që fytyra të është zgjëruar, mbase nga vera e mishi e kaviari në tavolinë, por në te nuk ka mbetur aspak njerzillëk. Si duket nuk ka pasur kurr”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *