Terrorizohet familja në Shtime/ Burri ‘zatet’ hajnat në hyrje të shtëpisë, ata gjuajnë me armë zjarri dhe…

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Ka plot raste kur anëtarët e familjet hasin në hajnat që kanë hyrë brenda shtëpive, duke u ballafaquar kështu direkt me rrezikun. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Davidovc të Shtimes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, 34-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë që ndodhet në rrugën ‘Ymer Syla’. Me të shkuar atje, kishte vërejtur se dritarja e shtëpisë është e hapur dhe ka nisur të thërras vëllain e tij në emër.

Aty kishte filluar e gjithë drama e vërtetë, pasi që nga shtëpia nuk doli vëllai i tij, por dy persona të panjohur të cilët ishin të armatosur dhe me të parë se po rrezikonin të kapeshin, kanë shtënë me armë në ajër dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas ankuesit, hajnat kanë arritur që të marrin stoli ari në vlerë të mbi 1 mijë e 500 eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje grabitqare’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe kapen personat e dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *