Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.
Por, në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.
Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.
Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes.
Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë. Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.