Të ngjashme si dy pika uji, Grida Duma shfaqet për herë të parë në publik me nënën e saj

Të ngjashme plotësisht, elegante dhe plot prezencë, sot zbuluam se ish-politikania dhe moderatorja Grida Duma qenka kopja më e mirë e mamasë së saj.

Si asnjëherë tjetër, Grida na ka prezantuar me mamanë përmes një postimi në llogarinë e Instagram, teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike.

Krah njëra- tjetrës, ajo që bie në sy është edhe stili plot finesë i veshjeve të tyre, e cila na la të kuptojmë se mamaja siç edhe duket qenka një nga pikat më të forta të frymëzimit për Grida Dumën.

Attila Një realizim operistik i shkëlqyer! Pak orë për të të ndryshuar shumë ditë në ndjesi! Duartrokitje për suksesin! Duhet parë e ndjerë, duhet! @abigeilavoshtina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *