Të gjithë menduan se ishte dedikim për Mozzik-un, Loredana sqaron videon virale 

Edhe pse ka kohë që janë ndarë, Loredana dhe Mozzik komentohen ende për raportin e tyre. Dyshja, të cilët janë prindër të një vajze, kanë pasur një marrëdhënie të trazuar me ndarje dhe ribashkime. Për një ribashkim të mundshëm u hamendësua së fundmi, dhe shkak u bë një video e Loredanës.

Reperja ka publikuar një video në TikTok dhe fansat mendojnë se ia ka dedikuar Mozzik-ut. Në videon e publikuar, o a treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri. Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhej në audio dhe menjëherë fansat vazhduan me komentet duke e lidhur me Mozzik-un.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i reperes e cila ka shkruar: “Është thjesht një trend, njerëz!”, shkroi ajo para se të mbyllte komentet. Kujtojmë që reperja zbuloi disa javë më parë, gjatë një interviste, se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik. “Të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka.

Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana. Ndërkohë pak ditë më parë, Loredana bëri një reagim të papritur, ku shkruante se ka marrë shumë urrejtje dhe se i kanë kërkuar të “shesë” babain e vajzës së saj.

Asnjë nuk do t’i kishte mbijetuar urrejtjes që kisha unë…asnjë. Po si thonë? Zoti vë në provë më të fortët, dhe po dreqin isha shumë e fortë!!!! Për familjen time, për fëmijën tim dhe për të gjithë ata që më kanë dashur gjithmonë që nga dita e parë…  Unë u dëshpërova për çdo gjë, donit të më mbyllnit gojën?

Të më përfshinit? F** you. Dëshironit që unë të zbuloja familjen time për ta bërë fytyrën time më të pastër? F* you, donit që unë të shisja ish-burrin tim që të përmirësoja reputacionin tim? F** you. Unë as nuk i shes askujt as personin që më urren papritur, sepse ai bën gabime.

Loredana.mira♥ on Twitter: "My best couple 😍😍💕💕💕💕💕 #loredana #mozzik #CoupleGoals #BonnieandClyde https://t.co/PSWrtVUBxY" / Twitter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *