Tatlises nxirret nga automjeti i aksidentuar, kjo është gjendja e tij

Media turke “Hurriyet”, raporton se këngëtari Ibrahim Tatlises që mbeti i bllokuar në automjet, pas një aksidenti të rëndë trafiku në Bodrum, ishte në vetëdije dhe i aftë për të folur.

“Hurriyet” raporton se këngëtari ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa thuhet se gjendja shëndetësore e një personi të lënduar ishte e rëndë.

Në lagjen e Bodrumit të Muglas, automjeti me të cilin ndodhej Ibrahim Tatlıses u përplas me një kamion në rrugën Yalikavak dhe u rrokullis në park. Shumë ekipe u dërguan në rajon për të shpëtuar Tatlıses, i cili ishte ngecur në automjet, vijon raportimin media turke.

Tutje, raportohet se artisti i bllokuar në automjet, ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për të folur, u regjistrua se Tatlises tha: “Më nxirrni nga këtu me vinç me automjet, pastaj do më nxirrni në një zonë më të përshtatshme”.

Artisti u nxor nga automjeti bashkë me katër persona tjerë dhe u dërguan në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *