Studentja refuzon trashëgiminë 4 miliardë euro: Nuk kam bërë asgjë për t’i merituar

Marlene Engelhorn, një prej trashëgimtareve të gjigantit kimik Basf, kompani me 111 mijë punëtorë që ka shpikur dhe prodhuar ndër dekada nga ngjyrat kimike, tek acidi sulfurik, deri te teknologjia që përdorej në videokasetat ka refuzuar të trashëgojë 4 miliardë euro.

Studentja mendon se nuk i meriton të gjithë ato para. “Nuk është punë vullneti, por korrektësie, nuk kam bërë asgjë për këtë trashëgimi, jam thjesht rezultati i një lotarie genetike, rastësi totale. Nuk duhet të më përkiste mua vendimi sesi t’i shpenzojë paratë e familjes. “Jam një person që ka gëzuar pasurinë e familjes gjithë jetën, dhe e di sa i deformuar është modeli i sotëm ekonomik”, janë fjalët e saj.

Për këtë arsyeje, Marlene ka themeluar një lëvizje e përbërë nga trashëgimtarë të pasur që i kërkon shtetit të rrisë dukshëm taksat për familjet e pasura, e quajtur Taxmenow.

Gjithsesi ajo ka pranuar 10% të trashëgimisë, rreth 400 milionë euro, mjaftueshëm për një jetë përrallore për gjenerata. Por për trashëgiminë e plotë ajo thotë, nuk di vërtetë çfarë mund të bëja me to”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *