I’ts my home” është reality-show i prodhuar nga “First Channel”, por që nuk mund të transmetohet në TV për shkak të një vendimi të KPM-së, pas skenave të dhunshme të shfaqura.
Aktualisht ky program shfaqet 24/7 në Youtube, ku edhe ndiqet nga mijëra njerëz çdo ditë.
Pjesë të shkurtra nga transmetimi i përditshëm shpërndahen edhe në të gjitha rrjetet sociale nga faqe të ndryshme.
Një situatë tejet e pakëndshme ndodhi kur banorja Ina e gjuajti Kiçen me një gotë me ujë, pasi kjo e fundit refuzon të zgjohet nga shtrati.
Kiçe, është personi me të cilin po abuzohet sistematikisht në këtë program, i cili nuk po kalon pa skandale.