Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Stresi bën thirrje për marsh, më pas “pendohet” dhe e fshinë postimin

Kosova po kalon në situatë të tensionuar në veri të vendit prej ditësh.

Arkimed Lushaj- Stresi ka reaguar publikisht duke thënë se është gati të niset menjëherë për Kosovë nëse situata përkeqësohet.

Pas kësaj, reperi ka bërë një thirrje.

Stresi ka ftuar të gjithë për marshim.

“Me 1 qershor 2023, ora 12:00 marshojmë për Veri. Ju ftojmë masivisht t’i dalim zot vendit tonë” ka shkruar Stresi.

Por pas kësaj, nuk dihet se çfarë ka ndodhur apo reperi është penduar, por postimi është fshirë.

Ndryshe, Stresi, është ndër artistët e paktë që ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *