Shtetasi i Shqipërisë kapet me kokainë në Fushë Kosovë, dërgohet prapa grilave

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit i është gjetur kokainë. 

I dyshuari është shtetas i Shqipërisë ndërsa me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fushë Kosovë 08.11.2023 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 30.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *