Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka kërkuar që ish-presidenti, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli të përfshihen në listën e dëshmitarëve për të dëshmuar para Komisionit Hetimor për Energji nga viti 2006 deri me 2022.
Deri më tani për të dëshmuar janë ftuar ish-ministrja e Energjisë, Justina Shiroka-Pula dhe ish-ministri, tash kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan Neutral.al.
Anëtari i komisionit nga radhët e LVV-së, Armend Muja ka propozuar që si dëshmitar të ftohet edhe ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i bordit të KEK-ut, Berat Rukiqi.
Deri më tani dihet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk mund të dëshmojnë pasi po mbahen të paraburgosur në Hagë nën akuzat e Gjykatës Speciale./Neutral.al/