Nënë e bir gjenden të lidhur me litar brenda makinës së tyre pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë Selanikun, ku nënë e bir janë gjetur pa jetë brenda makinës së tyre të fundosur në det.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 50-vjeçare dhe një 7-vjeçare, të cilat janë gjetur të lidhur me litar në timonin e makinës. Po ashtu në pjesën e pasme të makinës, janë gjetur disa thasë me rërë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *