Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:40 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, ku një veturë ka goditur një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit, i cili kishte goditur 11-vjeçaren teksa po kalonte rrugën.
Vajza e vogël ka pësuar lëndime trupore, për çka është dashur që të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.