“Shkoni në Arabi nëse s’ju pëlqen Kosova”, kjo ishte deklarata e Rron Gjinovcit ditë më parë në lidhje me personat që kritikonin një vajzë në një klub të Tiranës që ishte në mes të dy djemëve.
Kjo deklaratë e tij i ka kushtuar shumë Gjinovcit, shkruan Neutral.al
Facebook e ka suspenduar për 24 orë Rron Gjinovcin, ku nuk i ka lejuar të bëj “like”, “komente” apo “pastime”.
Këtë e ka bërë të ditur Rron Gjinovci pas zhbllokimit.
“Për shkak të mendimeve të lira po me bllokon facebook-u e s’po muj me qenë aktiv sa duhet. Qe 24 orë e kom pasë të bllokum profilin, për ma tepër më kanë denu duke mi kufizu postimet dhe llajkat. Ju e dini që pa llajka s’kom jetë, kështuqë ju lutna urgjent hajde 1 mijë llajka”, u shprehë ai në postim./Neutral.al/