Vera do jetë e nxehtë dhe bashkëpunimet nuk kanë të ndalur.
Majk dhe Ghetto Geasy kanë bashkuar forcat për një tjetër projekt të përbashkët muzikor.
“Mari” titullohet kënga që po sjell në bashkëpunim të dy artistët, e cila do të publikohet këtë të martë në ora 21:00 në Youtube.
Këtë e ka bërë të ditur Ghetto Geasy përmes një postimi në ‘Instagram’, ku ka zbuluar edhe pamjet e para të videoklipit.