Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Treviso në qarkun e Fierës, ku pas një përleshje mes disa personave, 45-vjeçari kosovar ka humbur jetën për shkak të plagëve, shkruan TGCOM24, përcjell Sinjali.
Viktima është goditur disa herë me thikë dhe për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetoj dhe të plagosur mbetën edhe disa persona që u përfshinë në sherr.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj historie, megjithatë nuk përjashtohet lidhja që mund të ketë një rrahje që ka ndodhur pak ditë më parë në afërsi të kësaj zone.
Disa dëshmitarë panë përpara përplasjes, një furgon nga i cili dolën një grup njerëzish, një element që shton dyshimet se konfliktet kishin nisur më parë.