”Më trajtuat si qen, baba uroj të digjesh në ferr”, Britney Spears sërish akuza ndaj familjes

Britney Spears vijon me akuzat e rënda ndaj familjes së saj.

Në një postim në Instagram, ajo akuzoi babanë e saj, Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë “si një qen”.

“Pse ti dhe familja më trajtuar si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen”, shkruan ajo.

Britney u shpreh se i lutet Zotit që i ati të përjetoj vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë duke shtuar “uroj të digjesh në ferr”. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”.

40-vjeçarja shkroi se babai i saj: “Gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk ndihesha kurrë e bukur”.

“Ai nuk ishte kurrë një baba për mua, sepse ai ishte gjithmonë i dehur !!!” vazhdoi Britney. “Kush është ai baba që i thotë vajzës se i dashuri i saj ka një trup perfekt dhe se ajo vetë ka shumë punë për të bërë për të qenë në formë.”

Britney përfundoi mesazhin duke inkurajuar gratë të ndihen të bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *