Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani nuk e di ende nëse do të grumbullohet me “Dardanët” për të qenë në dispozicion për ndeshjen kundër Izraelit.
Dueli mes Kosovës dhe Izraelit, zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon kualifikimeve për “Euro 2024”.
Rrahmani, i cili është pjesë e skuadrës së Napolit, ka thënë se me klubin italian po i vlerëson gjërat dhe se ende nuk e ka një përgjigje të saktë.
Napoli, të dielën luan kundër Empolit në kuadër të Serie A. “Nuk e di ende, ne jemi duke vlerësuar gjërat”, ka thënë Rrahmani kur është pyetur se a do t’i mungoj Napolit ndaj Empolit për shkak se do të jetë i grumbulluar me Kosovën.