Rrahen dasmorët mes vete në Drenas bëhen “llom”, dy familje të përfshira

Ngjarja dyshohet se ndodhi të premten në mbrëmje, kur për motive ende të panjohura katër dasmorët u kapën keq mes vete. Tre prej tyre pësuan lëndime trupore, për çka morën trajtim mjekësor në Drenas e QKUK, e më pas përfunduan në Polici për të dëshmuar në lidhje me rastin.

Burimet nga Prokuroria thonë se dy prej të dyshuarve janë nga e njëjta familje dhe dy të tjerë nga një familje tjetër. Ata janë shoqëruar në stacion, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me dy vepra penale “kanosje” dhe “lëndim i lehtë trupor”, raporton Sinjali.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që tre prej tyre të hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër të ndalohet për 48 orë, për “kanosje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *