Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës me fustanin transparent

Ajo nuk dështon kurrë të mahnisë publikun me performancat e saj skenike dhe pamjet e mahnitshme në tapetin e kuq.

Dhe Rita Ora u shfaq me një paraqitje mjaft të ‘egër’ teksa pozoi për një set fotografish tërheqëse në Instagram të publikuara në faqen e saj të dielën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçe, ktheu kokën teksa shfaqi të brendshmet e saj me tanga poshtë një fustani shumëngjyrësh dhe transparent, i cili kishte një dizajn me zinxhir përpara.

Rita dukej sensacionale në veshjen shumëngjyrëshe teksa postoi edhe një fotografi ku shihej e strukur teksa kishte veshur një palë sandale të zeza me rripa me detaje diamante.

Muzikantja i la pak vend imagjinatës, pasi pozoi edhe me shpinë të kthyer – duke nxjerrë në pah të pasmet e saj ngjyrë pjeshke, ndërsa kishte veshur vetëm një palë tanga.

Duke u dukur thjesht e bujshme, Rita pozoi për setin fotografik duke vënë në pah këndet e saj më të mira në veshjen provokuese pas performancës në Costa Brazil.

Ajo i la flokët e saj të gjata bionde në një stil kaçurrela natyrale dhe kishte aplikuarp ka makijazh në fytyrën e saj.

Duke marrë pak kohë pas udhëtimit në të gjithë globin për performancat e saj më të fundit, Rita përfshiu në fotografitë e ndara me ndjekësit në Instagram edhe një imazh të fytyrës së saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi këngëtarja shkëmbeu betimet martesore me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç, gjatë një ceremonie private në gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *