Reçica: Mos u frikësoni nga ky komision ju deputetë e Vetëvendosjes, për ‘skandalin’ me rezervat e shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Elmi Reçica, ka folur para kolegëve deputetë për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me skandalin e rezervave shtetërore, që u arrestuan 3 persona nën dyshimin për mungesën e një pjese nga porosia për të ardhur për rezervat e shtetit.

Ky komision i inicuar nga opozita ka ngjallur paknaqësi tek deputetët e partisë në pushtet pra Lëvizjes Vetëvendosje, ku në seancën paraprake që ishte caktuar nga Kryesia e Kuvendit, nuk morën pjesë fare në debat, raporton gazeta Neutral.

Reçica ju drejtua deputetëve të Vetëvendosjes që pse kanë frikë të votohet ky komision dhe më pas gjetjet aty t’i diskutojnë apo të merret prokuroria që tashmë e ka këtë rast në dorë.

Po ashtu Reçica tha se për këtë çështje ka paraqitur edhe pyetje parlamentare për ministren Rozeta Hajdari, me 22 shkurt dhe ka marrë përgjigje me 09 mar, edhe pse vetë deputeti tregoi se nuk e kishte ditur se Ridvan Muharremin të negoiciojë me kompanitë.

Mirë po shton Reçica, se e ka ditur që një ngarkesë prej 10 tonësh, një kilogram është paguar 0.48 cent.

Tutje deputeti nuk ka lënë pa kritikuar edhe për devalvimin e 700 milionë eurove për 150 milionë euro. Poshtë mund ta dëgjoni komplet deklaratën e deputetit të PDK-së, Elmi Reçica/ Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *