Rasti Deharit: Këta janë dy zyrtarët e SHKK-së të pezulluar për shkelje të rëndë

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë pezulluar nga puna për shkelje të rëndë lidhur me veprimet e tyre në rastin e ngjarjes së rëndë, vdekjes së Astrit Deharit, në vitin 2016, raporton Gazeta Sinjali.

SHKK ka njoftuar se bëhet fjalë për Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

“Ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i detyrës në funksionet të cilat i kanë këta dy zyrtarë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *