Rast tragjik për familjen Hasani në Gjilan: Ky është 22-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjilan.

Siç kanë bërë të ditur familjarët, 22-vjeçari  Valmir Hasani ka vdekur si pasojë e një infarkti.

Kështu ka njoftuar familjara i tij, Meriton Hoti nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, për mediat, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”,  ka thënë zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *