Pyetjet e Oltës acarojnë Qetsorin: Mos më kërko llogari

Kriset shoqëria mes Qetsorit dhe Oltës. U duk se mes tyre kishte nisur një miqësi, duke qënë se në fillim dyshja qëndronte shumë pranë, madje tentuan edhe të zgjeronin grupin.

Por, jo! Sot, shoqëria e tyre mori fund e kjo u kuptua nga tonet e larta me të cilat debatuan. Ishte Olta ajo e cila kërkoi një sqarim nga Qetsori për batutat që ky i fundit kishte bërë ndaj saj.

Ai i kërkoi që të mos i kërkonte llogari, madje i përplasi edhe derën e dushit.

Ja debatet mes tyre:

Olta: Pse më ke bërë të ndihem keq dje. Edhe Fotinia e ka vënë re..

Qetsori: Ke qënë nën influencë të ngatërruar dje

Olta: Jo jo fare, e ke bërë.

Qetsori: E kam bërë? Unë di të them më fal, ku je lënduar ti

Olta: Jo unë nuk lëndohem. Ke bërë disa komente shumë të pakëndëshme.

Qetsori: Unë dje të respektova, të erdha dhe te krevati, asnjë nuk erdhi me të pa, të solla dhe Visin.

Olta: Nuk është përgjigje kjo.

Qetsori: Nuk më kufizon me përgjigje

Olta: Të gjithë e kanë vënë re, që ke bërë batuta të pakëndshme me mua. Dhe unë ta thashë dje te krevati po nuk u përgjigje.

Qetsori: Dje? Ja të bëj një dush, të pastrohem një çik nga…

Olta: Më kthe përgjigje.

Qetsori: Nuk kam. Përgjigje direkte nuk kam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *