Pushimet që u kthyen në tragjedi, qytetarët e Himarës ndezin qirinj në plazhin ku humbi jetën 7-vjeçarja

Qytetarët e Himarës kanë ndezur mbrëmjen e djeshme qirinj në vendin ku u vra vogëlushja 7-vjeçare.

7-vjeçarja u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga komisar Arjan Tase, i cili ishte përjashtuar në vitin 2020 nga policia për shkak të favorizimit të grupeve kriminale në Himare, kur ai drejtonte komisariatin e policisë, raporton abcnews.al.

Familja e 7-vjeçares me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit.

Ata ishin kthyer në Shqipëri për pushime, të cilat pas vdekjes tragjike të vogëlushes u kthyen në tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *