Punëtorët e Trepçës u bashkohen protestuesve në Zveçan

Protestës së sotme të serbëve të veriut i janë bashkuar edhe punëtorët serbë të Trepçës.

Sipas deklaratave, ata janë detyruar ta ndalin punën pasi thonë se rruga ka pesë ditë që është bllokuar dhe kjo ka bërë që të bllokohet edhe shpërndarja e materialit jashtë minierës.

“Policia e Kosovës ka bllokuar rrugët dhe që 5 ditë nuk kemi punuar, nuk kemi pasur mundësi ta shpërndajmë materialin jashtë minierës”, thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *