‘Pse nuk këndon live në koncerte?’, Blero përgjigjet i revoltuar

‘Pse nuk këndon live në koncerte?’, ishte një nga pyetjet që e revoltoi më shumë Bleron në darkën e të nominuarve të organizuar dje nga ‘Vëllai i Madh’, megjithatë ai e dha një përgjigje.

“Kur këndoj këngët e mia duhet një band i tërë, një teknikë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ai e kritikoi Bucin për pyetjen e bërë, pasi sipas Bleros, ai e di se si funksionon në prenotimet e klubeve të natës. Këngëtari shtoi se ka shumë emra të mëdhenj që këndojnë vetëm ‘playback’ dhe paguhen shumë më shumë se artistët që këndojnë ‘live’.

Blero është i nomunuar këtë javë bashkë me banorët: Linda Halimi, Alba Vukaj, Domenik, Ylli Dërvishi (Buci) dhe çifti Adri dhe Iliriani, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *